Grimieri i Adele zbulon sekretin e penelit të saj

Ti mund të mos këndosh dot një baladë si Adele, por të paktën mund të kopjosh penelin e saj të famshëm kur të duash të rrisësh pak vetëbesimin. Artisti i saj i makeup-it ka zbuluar detajet pas pamjes ikonike të këngëtares dhe sekreti qëndron te një sasi e madhe e penelit xhel, një mënyrë e pazakontë për të aplikuar penelin dhe durimi.

Makeup artistja Lisa Eldridge ka thënë që ndjekësit e kanalit të saj në YouTube po kërkonin një tutorial të makeup-it të frymëzuar nga Adele. Kështu që ajo ftoi Michael Ashton, që ka punuar me flokët dhe makeup-in e këngëtares për nëntë vjet. Ashton ka thënë që Adele ka “strukturë fantastike kockore dhe sy shumë të bukur në formë bajamesh”, pra ka një themel të fortë pas atij truku.

Ja si e krijon ai look-un e Adele. Në fillim, aplikon një penel xhel Bobbi Brown në kurrizin e dorës së vet, e lë të thahet dhe e aplikon me një furçë peneli, nga qendra e cepit të brendshëm të syrit në drejtim të pjesës së jashtme, duke krijuar gradualisht trashësi para krijimit të formës dhe zgjatjes së vijës drejt cepit të brendshëm të syrit.

Sekreti është ta përsërisësh sa më shumë herë që vija të ketë ngjyrë sa më solide. Por makeup artisti i Adele bën gabime, ai rekomandon Bioderma Sensibio H20 me një shkop pambuku për të holluar lehtësisht vijën.

Ashton përdor pluhur sysh Tom Ford para penelit për të krijuar efektin e artë në bronz dhe pasi ka vendosur penelin dhe qerpikët fals, ai aplikon maskarën Diorshow në kurrizin e dorës dhe pastaj e aplikon në qerpikët e poshtëm me një furçë-erashkë qerpikësh. “Më duket se të jep pamjen sikur ke vendosur pak të zi sysh atje”, thotë ai.

Në fund, përdor një vijëzues të lëngshëm, pak si “zift” dhe një furçë të hollë për të bërë vijën e fundit të penelit, pastaj rregullon vetullat me një xhel të tejdukshëm dhe pluhur sysh. Nuk është e lehtë të dukesh si Adele, tutoriali i plotë është 22 minuta i gjatë dhe përmban edhe këshilla për kujdesin e lëkurës dhe fondotintën për të pasur pamjen e plotë të këngëtares. Makeup-i i syve nis në  2:23./Class

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu