Një grua nga Këlni i Gjermanisë ka humbur të dyja këmbët dhe krahun e majtë pasi një insekt e ka pickuar kur ajo ishte duke hedhur mbeturinat.
Incidenti i pazakontë ka ndodhur në mes të muajit mars, por se vetëm tani është bërë publik. Sonja Kujas 43 vjeçe ishte duke shkuar si çdo ditë në punë, pasi punonte si pastruese dhe një insekt e pickoi në krah. “Vura re menjëherë një ejntje të madhe. Pastaj kisha dhimbje të mëdha. Kolegu im ka thirrur menjëherë ambulancën”, tha Kuja për gazetën britanike Express.
Mesa duket helmimi mori një kthesë të papritur shumë të keqe, pasi ishte helmim në gjak. Gruaja humbi për rrjedhojë këmbët dhe një krah.