Grubi-Angellovit: UÇK-në e ke në qeveri dhe parlament

Në emisionin “Top Tema” të TV Telma është zhvilluar një debat ndërmjet përfaqësuesve të partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Ballafaqimi më i fortë ka qenë ndërmjet kandidatit për deputet në radhët e BDI-së, Artan Grubi dhe kryetarit të partisë së “branitellave”, Dinjiteti, Stojançe Angellov.

Angellov e ka pyetur Grubin se çfarë ka bërë BDI për luftëtarët e UÇK-së, ndërsa ky i fundit ia ka kthyer se UÇK për vite me radhë po udhëheq me qeverinë, kuvendin, komunat dhe shumë intitucione e tjera.

Vetë themeluesi i UÇK-së është edhe kryetar i BDI-së – transmeton Zhurnal.

“Shumica e ish-luftëtarëve e kanë të zgjidhur çështjen e punësimit, disa në pozita më të larta në administratë, ndërsa disa si nëpunës të nivelit më të ulët, por të gjithë e kanë një punë.” ka thënë Grubi duke vazhduar “Gjuha shqipe është e zyrtarizuar me Kushtetutë, dhe jemi dëshmitarë se ajo përdoret gjerësisht në Shkup.

Komuna e Butelit shumë shpejt do të ketë kryetar shqiptar për shkak të ndryshimeve demografike në favor të shqiptarëve dhe politikave të BDI-së.”


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu