Grubi dëshmon për dhunën në Kuvend, fyen gazetarët

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, sot ishte në Prokurorinë Themelore. Ai në prokuroi u paraqit në cilësinë e deputetit të rrahur nga protestuesit e dhunshëm që hynë në Kuvend më 27 prill. Para prokurorit ai ka treguar se si janë sulmuar dhe rrahur brutalisht kolegët e tij deputet. Grubi me insistim pohon se edhe ai është sulmuar, ndonëse në incizimet shihet se ai i paprekur nga askush e braktisi sallën e konferencave dhe miqësisht u përshëndet me njërin nga protestuesit. Ai del i lirë në momentin kur turma e personave të maskuar hynë në sallë dhe i sulmojnë deputetët. Nuk ka informata se ku është goditur, sa njerëz e kanë sulmuar dhe në cilën pjesë të kuvendit ka ndodhur sulmi ndaj tij.

Ajo është marrëzi ordinere dhe spekulim dhe duhet të turpëroheni që parashtroni pyetje të tilla. Sipas logjikës suaj, edhe Sheqerinskën e përshëndeti njëri nga ata që protestuan. Edhe Zoran Zaevi u përshëndet nga njëri që protestonte, sipas kësaj logjike nëse të ka prekur cilido qoftë, dhe po isha i sulmuar nga ana e protestuesve dhe kjo shumë qartë duhet në incizime – deklaroi Artan Grubi, BDI.

Faktin që Grubi është sulmuar e mbështetë me ftesën që është bërë nga prokuroria. Kamerat e sigurisë paskan treguar se ai është rrahur. Të gjitha incizimet që dëshmojnë të kundërtën paskan qenë propagandë.

Prokuroria përmes Kuvendit dërgoi ftesa për deputetët e rrahur më 27 prill. Por, deri më tani në cilësinë e dëmtuarit nuk janë paraqitur deputetët e rrahur brutalisht, Zijadin Sela e as lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe kolegët e tij, Radmila Sheqerinska, Lupço Nikolovski, Maksim Dimitrievski dhe Oliver Spasovski. Të gjithë ishin cak i protestuesve të dhunshëm dhe personave me maska. Gjithsej janë dërguar mbi 20 ftesa për deputetët e rrahur, ndërsa në mesin e tyre është edhe deputeti i BDI-së Artan Grubi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu