Masa e paraburgimit për Artan Grubin mbetet në fuqi, sapo të vihet në dispozicion të organeve të rendit, pasi Gjykata Penale rrëzoi ankesën e bërë nga avokati i tij, përcjell INA.
“Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas ankesës së paraqitur nga mbrojtja e A.G., e padisponueshme për autoritetet ligjzbatuese, kundër vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake ka marrë vendim me të cilin refuzoi ankesën e mbrojtjes në liri dhe konfirmoi vendimin e gjyqtarit për paraburgim”, njofton gjykata.
Gjykatësi i procedurës paraprake, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorit Publik për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, të lidhur me hetimin “Lotaria Shtetërore e RMV-së”. Bëhet për fjalë për Artan Grubin dhe ish-drejtorin e Lotarisë, Përparim Bajram, të cilit janë në arrati.