Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikola Gruevski do të jetë bartës listës në zgjedhjet e ardhshme të 11 dhjetorit. Gruevski nuk bëri të ditur se në cilën njësi zgjedhore, por vetëm shkurtimisht u përgjigj se do të jetë në listë.
Pyetje: A do të jeni bartës i listës në këto zgjedhje?
“Do të jem”, u përgjigj kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.
Dilemat rreth kandidaturës së tij u shfaqën pas informacioneve se Bashkësia Ndërkombëtare kërkon që kandidatët e ardhshëm për poste shtetërore të mos jenë nën hetim. Për Gruevskin tashmë ka aktakuzë nga Prokuroria Speciale për rastin me sulmin ndaj kryetarit të komunës Qendër. Lideri i VMRO-DPMNE-së nuk u përgjigj nëse edhe funksionarët e tjerë të partisë së tij për të cilët janë duke u zhvilluar hetime, do të hasen në listat e deputetëve.
“Përgjigjen e kësaj pyetjeje do t’ua japim në ditën kur do t’i publikojmë listat”, tha Gruevski. Përveç se për Nikola Gruesvkin dhe Mile Janakievskin për të cilët tashmë është ngritur aktakuzë, edhe për një pjesë të
funksionarëve të tj.