Gruevski dorëzohet, pranon gjithçka nga LSDM, BDI dhe PDSH ende në bisedime

Ish kryeministri dhe kreu i VMRO-DPMNE-së ka lëshuar bisedimet e liderëve që zhvillohen në klubin e deputetëve duke njoftuar se ka pranuar të gjitha kushtet e LSDM-së, si për metodologjinë për punën e Agjencisë për Media ashtu edhe për kryeredaktorin e ri të RTVM, Santa Argirova, njofton SHENJA.

Gruevski tha se i ka lënë krerët e LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së që të dakordohen për anëtarin e pestë të ad-hok komisionit që do t’i ndjek mediat në 100 ditëshin para zgjedhjeve dhe se për të çdo emër do të jetë i pranueshëm dhe do të pranojë çdo marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor.

“Kur të merren vesh unë do të kthehem të nënshkruaj dhe të shkojmë në zgjedhje”, tha Gruevski gjatë largimit nga klubi i deputetëve. Liderët e tjerë nuk u prononcuan për mediat, ndërsa dolën në një pauzë të shkurtër.

Jozyrtarisht edhe nga PDSH në një brifing me gazetarë thanë se për këtë parti garanci e vetme për zgjedhje fer dhe demokratike është faktori ndërkombëtar, ndërsa nuk dëshirojnë të bëhen pengesë për marrëveshjen eventuale. Edhe nga PDSH thanë që do të pranojnë çdo marrëveshje që do të arrijnë partitë e tjera./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu