Gruevski kërkon përsëri 63 deputetë për fundin e krizës në Maqedoni

Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, ka kërkuar edhe një herë 63 deputetë për përfundimin e krizës në vend.

Ai i ka përsëritur këto fjalë gjatë tubimit në komunën e Karposhit

“Kjo është garancia kyçe për përfundimin e krizës dhe siguri që Zoran Zaev dhe banda e tij nuk do të vazhdojnë të destabilizojë Maqedoninë me lojërat e tyre, manipulimet.

Nëse ndonjëherë ka qenë e nevojshme 63 deputetë për të ardhmen e Maqedonisë, është tani”, tha Gruevski.

Ndërkohë, Gruevski tha se dikush nga jashtë përpiqet ta shkatërrojë bashkëjetesën në Maqedoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu