Të mundësohet të hënën seancë e Parlamentit dhe të votohet vazhdimi i mandatit të këshillave dhe komunave dhe kryetarëve të komunave, që të mos pësojnë qytetarët të cilët nuk janë fajtorë që LSDM dëshiron të luajë politikë destruktive, deklaroi sot lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.
“Për gjysmë muaji kryetarët e komunave dhe këshillave janë jofunksionalë dhe është e qartë se prej LSDM-së po blihet kohë. Destruktimi i tyre vazhdon. Prej këtij destruktimi më së shumti humbin qytetarët. Qytetari është ai që pret nënshkrimin e kryetarit të komunës. LSDM drejtpërdrejt që ta dëmtojë ndonjë kryetar komune dëmtojnë qytetarët. E morën mandatin dhe që atëherë heshtin, fshihen dhe nuk janë askund. Madje javën e kaluar kur u tubuan përfaqësuesit partiak e dakorduan datën 15 tetor për zgjedhje dhe dakorduan se duhet të vazhdohen mandatet. U nënshkrua vendimi ligjor, por deri në sot as nuk caktohet seancë dhe as nuk flitet për atë”, deklaroi Gruevski.
Ish-kryeministri maqedonas theksoi se çdo stërzgjatje do të thotë se LSDM edhe më tej po tenton të gjejë ndonjë mënyrë që t’i anulojnë zgjedhjet lokale të dakorduara për 15 tetor.