Një incident ka ndodhur në tubimin e OBRM-PDUKM-së në lagjen Aerodrom në Shkup.
Gjatë fjalimit të liderit të kësaj partie, Nikolla Gruevskit, një pjesmarrës në tubim ka bërtitur “Shutkës nuk i ik”.
Siç dihet, “shutka” njihet si burgu famëkeq i Idrizovës që gjendet në lagjen Shuto Orizare.
Gjithashtu persona të tjerë kanë lyer me bojë të kuqe billbordet e Gruevskit në Strumicë, në shenjë proteste kundër Gruevskit.