Gruevski: Maqedonia sa më parë të marrë ftesë nga NATO

 

 

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski sot nga Manastiri kërkoi që Maqedonia menjëherë të marrë ftesën ng NATO dhe të fillojë bisedimet me BE-në.

Gruevski fajin ia le fqiut jugor Greqisë, e cila në vitin 2008 përdori të drejtën e vetos, duke mos lejuar që Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-së.

Gruevski i bëri thirrje vendeve anëtare të NATO dhe BE që të fillojnë bisedimet në përputhje me marrëveshjen e vitit 1995, sipas së cilës, nuk ka  asnjë pengesë për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE dhe për marrjen e ftesës për në NATO.

„Më së mire dhe më e dobishme, sidomos pas kësaj krize politike që ndodhi në Maqedoni që të gjendet mënyrë dhe force për të biseduar edhe me fqiun jugor Greqinë. Menjëherë, ti jepet ftesa Maqedonisë për anëtarësim në NATO, edhe ate gjatë këtij viti dhe të fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE. Kjo do të jepte forcë dhe energji të re. Besoj se shumë procese negative nuk do të ndodhnin nëse në vitin 2008, do të kishte ftesë për anëtarësim dhe në vitin 2009 u vlerësua nga Komisioni Evropian se janë plotësuar të gjitha kushtet për të filluar bisedimet. “ theksoi Nikolla Gruevski./InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu