Gruevski merr mbështetje nga partia e tij për formimin e Qeverisë

Komiteti Qendror i OBRM-PDUKM ka pranuar përfundimet e mbrëmshme të Komitet Ekzekutiv dhe i dha mbështetje të plotë kryetarit dhe mandatarit Nikolla Gruevski, për bisedime të formimit të Qeverisë së ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e sotme të cilën e udhëhoqi Nikolla Gruevski, anëtarët e Komitetit Qendror diskutuan për gjendjen aktuale të vendit dhe rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Komiteti Qendror i OBRM-PDUKM-së, theksoi se përmirësimi i standardit të jetesës së qytetarëve patjetër duhet të jetë prioritet në periudhën e ardhshme./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu