Gruevski merr mësim nga Zaevi, i kthehet politikës pro shqiptare (FOTO)

Ish kryeministri Nikolla Gruevski i shoqëruar edhe nga ministrja e kulturës Elizabeta Kanceska Milevska, sot ka vizituar Tetarin Shqiptarë ku u prit nga drejtori i këtij institucioni Adem Karaga.

Gruevski edhe pse nuk ka ndonjë funskion publik, ai po vazhdon të vizitoj punimet që po i udhëheq qeveria. Pas vizitës në Manastir para disa ditëve, tani ai vizitoi këtë institucion kulturorë, punët rreth rindërtimit të së cilit filluan në fillim të vitit 2014 dhe u parashikua që të përfundojnë në shtator të vitit 2015 kur në krye të Qeverisë ishte pikërisht Nikolla Gruesvki, megjithatë sot e kësaj dite punët ndërtimore rreth teatrit assesi të përfundojnë.

Nuk dihet se në çfarë cilsie ka vizituar dhe përse drejtori Karaga i jepte llogari për ecurinë e punimeve. /InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu