Nikolla Gruevski dy herë brenda një fraksioni kohe, ose më saktë brenda një viti vizitoi Shipkovicën.Herën e parë zbriti si një kryeministër ndërsa tani si një kryetar partie.
Nikolla Gruevski herën e parë erdhi në një situatë emergjente , kur tragjedia kishte mbuluar atë zonë me vdekjet e dhimbshme nga vërshimet.Herën e dytë erdhi për të parë njerëzit, dëgjuar hallet e tyre , erdhi për t’u thënë se : më keni mua dhe nuk keni përse mërziteni. Kostot e dëmeve ua paguaj unë-kështu tingëllonte biseda. Pastaj njerëzit vërshuan drejt tij jo vetëm duke e parë si një shpëtimtarë, por duke i dhënë edhe mirënjohje mos themi dekorata.Mirënjohjet zakonisht e dijmë përse jepen.
Ndoshta edhe e ka merituar, që mos i mbesim në qafë. Derisa i jep dikujt një mirënjohje ajo është një shenjë e një respekti të thellë. Më saktë ai duhet të ketë bërë gjëra të mëdha derisa njerëzit e pritën në mënyrë kaq madhëshore.Ndryshe nuk ka si komentohet. Ndoshta erdhi për të rifituar atë copë toke të humbur 15 vjet më parë nën hijet e zymta të një konflikti. E një të tillë konflikti që paraardhësve të partisë së tij ua morri pushtetin.Ndoshta ai tani në një formë tjetër e kthen atë pushtet të humbur dhe ua merr shqiptarëve pushtetin. Ne kemi të drejtë të mendojmë për secilin variant.kemi të drejtë edhe t’i kemi mëdyshjet tona se përse në fakt ai u ngjit asaj zone malore në këtë vapë përvëluese të verës. Shkoi në atë zonë sekretesh që fshihen thellë në bindjet dhe mendjet e njerëzve ndoshta të varfër, ndoshta të zhgënjyer nga premtimet.
Ai shkoi si një lider partie në zemrën e konfliktit para 15 vitesh.Dhe kur njerëzve u japim mirënjohje, a kemi të drejtë tu themi pastaj se gjatë qeverisjes së tij , na ka bërë keq?!A kemi të drejtë të themi se politika e tij ishte nacionaliste ndaj nesh kur ai morri një mirënjohje në shenjë respekti të thellë?!Apo ndoshta Gruevski shkoi për të përgatitur terrenin edhe për një mandat të ri kryeministri në zgjedhjet që vijnë.Po partneri i koalicionit a do reagojë që nxorri jashtë loje komunën e Tetovës?
Mos ndoshta Gruevski shkoi në Shipkovicë , te vendi ku konsiderohej vatra e shqiptarisë për t’u thënë ndërkombëtarëve se ja : njerëzit më duan, se janë vetëm mashtrime ato që janë thënë për të dhe qeverisjen e tij.A gjeti një copë parajse ai në Shipkovicë, si mundi ti joshë deri në këtë mënyrë njerëzit që t’a dekorojnë ,këtë nuk e dij, por që e dij se harresa shqiptare zgjat pak, jam në gjendje të betohem për jetën time.