Për më pak se një vit partia maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE kanë harxhuar 1.6 milion dollar për të promovuar partinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata për këtë kanë angazhuar kompani amerikane. Kjo shumë është sa buxheti i LSDM-së për vitin 2014. Harxhime marramendëse duke shikuar ekonominë e shtetit, vlerësojnë antikorupcionerët, shkruan Radio Evropa e Lirë, transmeton Zhurnal.
Nga dhjetori i vitit të kaluar VMRO-DPMNE ka harxhuar mbi 600 mijë dollarë për promovimin e tyre në SHBA me PR kompani amerikane me të vetmin qëllim që promovimi i Gruevskit pranë autoriteteve më të larta të shtetit amerikan.
LEXO: Kujt i çon “selam” sekretari i përgjithshëm i UNITET-it
Me kompaninë tjetër “Dasl Group”, marrëveshja ende është në fuqi, ndërsa partia paguan 49500 dollar në muaj. Që do të thotë se deri më tani kësaj kompanie VMRO-DPMNE-ja i ka paguar 500 mijë dollar.
Ndryshe, është e paqartë se si është e mundur që një ish kryeministër të harxhon paratë shtetërore pa mos ju dhënë llogari qytetarëve, madje anashkalohen qytetarët shqiptar, qoftë në projektin “Shkupi 2014” por edhe në shumë projekte të tjera që udhëhiqen nga VMRO-DPMNE. Edhe përskaj të këtyre ngjarjeve partitë shqiptare në Maqedoni si duket janë të pafuqishme ti mbrojnë edhe paratë e qytetarëve shqiptar të cilët gjenden në buxhetin republikan.