“Jemi të gatshëm për fitore të fuqishme dhe të madhe e cila do t’i sigurojë stabilitet Republikës së Maqeodnisë, presporitet ekonomik qytetarëve pavarësisht përkatësisë së tyre etnike dhe fetare dhe fitore e cila do t’i sigurojë shtetit të del nga kjo krizë në të cilën e solli opozita”. Këtë e deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski pas takimit të djeshëm me liderët e partive politike nga koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë”.
Në takim siç theksoi, janë këmbyer informacione dhe pikëpamje rreth përgatitjes partiake për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të caktuara për më 11 dhjetor të këtij viti.
Partia dhe koalicioni, theksoi Gruevski janë të gatshme për fitore e cila do t’i mundësojë vendit të qëndrojë fuqishëm dhe të jetë stabil si dhe të vazhdojë në rrugën e presporitetit ekonomik, anëtarësimin në NATO dhe BE dhe të gjitha prioritetet e tjera strategjike që i kanë projektuar.