Seanca e sotme gjyqësore në gjykatën në Selanik në të cilën duhej të paraqiten ish-shefi i Drejtorisë së pestë Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK Nikolla Boshkovski, është anuluar për më 17 maj të vitit 2018 për shkak të asaj që njëri nga të akuzuarit nga grupi i emigrantëve, në të cilët janë edhe dy refugjatët nga Maqedonia, nuk është ftuar në mënyrë të duhur nga ana e gjykatës, ka njoftuar avokati Petar Vasilev.
Vasilev konfirmon edhe se Grujevski dhe Boshkovski kanë dorëzuar kërkesë për azil politik në Greqi. Për Grujevskin dhe Boshkovskin, autoritetet e Maqedonisë kanë shpallur urdhër arreste ndërkombëtare, ndërsa autoritetet greke i ngarkojnë për posedim të dokumenteve të rrejshme të udhëtimit./InfoShqip.com