Guatemalë, 50 të vdekur si pasojë e uraganit Eta

Së paku 50 persona e kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga uragani Eta në Guatamalë. Presidenti i Guatamalës, Alejandro Giammattei deklaroi se si pasojë e rrëshqitjes së dheut rreth 20 shtëpi janë nën dhe në qytetin San Cristobal Verapaz dhe humbën jetën rreth 25 persona.

Duke theksuar se 25 persona humbën jetën në rajonet ku uragani ishte në fuqi, Giammattei theksoi se do të vazhdojnë aksionet e kërkim-shpëtimit. Qendra kombëtare amerikane për uragane tha se uragani Eta edhe më tej do të sjellë shira të dendur në Amerikën Qendrore ndërsa uragani do të arrijë deri në Kubë dhe Florida. Sezoni i uraganeve zgjat deri më 30 nëntor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu