Habit Gjesti, zbulon se desh humbi jetën në dhomën e rrëfimit: “E di Zoti dhe Vëllai i madh”

Pas më shumë se 150 ditësh izolim, duke kaluar nga Big Brother VIP Kosova në atë të Shqipërisë, Gjesti duket se po përjeton një ngarkesë të rëndë emocionale dhe psikike.

Në një bisedë me Gerta Gixharin, ai tregoi për një moment të vështirë që kishte përjetuar në dhomën e rrëfimit. “Qysh u hi brenda në dhomë të rrëfimit qiky Besart Kelmendi që ka qenë duke vdekur, gati duke më lëshuar shpirti prej ngarkesës së madhe prej të këqijave”, u shpreh ai.

Teksa biseda u tensionua, ai iu drejtua Gertës me tone të larta: “E di Zoti, unë dhe Vëllai i Madh. Mos bëj gjeste”. Në përgjigje, ajo i tha thjesht: “Dil, ja ku e ke derën”.

Kjo situatë ka ngritur shqetësime mes banorëve dhe publikut, duke nxitur diskutime mbi ndikimin e izolimit të gjatë tek psikologjia e konkurrentëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu