Habit ministri serb i Mbrojtjes: Po armatosemi për sigurinë e vendeve fqinje

Ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Djordjevic, ka folur për herë të parë gjatë një vizite në një qendër pritjeje për emigrantët në Obrenovac, se ku konsiston politika e re e armatosjes së vendit.

Ai ka nënvizuar se Serbia ndjek politikën e neutraliteti ushtarak dhe për përmbushjen e saj blerja është përqendruar në armatim ekskluzivisht mbrojtës, raporton media serbe B92.

“Është detyra jonë për t’u kujdesur për sigurinë e qytetarëve tanë, por edhe për sigurinë europiane dhe gjithashtu do të kujdeset edhe për sigurinë e fqinjëve”, tha ai.

Ky është një pohim që ka lënë të habitur gazetarët dhe me disa nënkuptime në kushtet kur Serbia ka disa probleme me fqinjët, sidomos në Bosnje dhe në Kosovë. Paketa e blerjeve ushtarake prej Serbisë nga Rusia Bjellorusia konsiston së fundmi në 10 avionë Mig29, një ndër versionet më të përhapur në botë dhe më të vlerësuar, si dhe sisteme raketore Buk, të vlerësuar edhe këto shumë pasi janë të afta të godasin raketa të komanduara, dronë, avionë luftarakë etj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu