Si shumë vende afrikane, Botswana nuk ka një kuzhinë dhe kulinari tipike. Shumica e restoranteve janë tipike europiane, ose ndërkombëtare, me një standard të lartë dhe shefa europianë.
Por në zemër të Gaborones ka disa restorante tradicionale që ofrojnë kuzhinë lokale. Baza e saj, si në çdo vend tjetër është mishi i gjuetisë.
Albana Nanaj: Po të shohim edhe në mbulesat e tavolinës, këta përdorin produktet e tyre, zebrën, gjithë kafshët e tyre, Zebrën e kishin edhe tek monedha e tyre kombëtare, ishte ky simbol. Çdo gjë këtu është tradicionale.
Duhet patjetër kur vini në vend të tilla të provoni ushqimin tradicional. Nëse jo çfarë kuptuat nga ai vend, çfarë hanë këto njerëz. Kështu që mos kërkoni të gjeni ushqime europiane, ushqime tipike afrikane.
Por Botswana është e famshme edhe për një gatim tradicional që për çdo europian do të ishte shumë i vështirë…
Albana Nanaj: Si quhet pjata?
Munape worms.
Albana Nanaj: Është në menu?
Jo është meze.
Blendi Fevziu: Më duket se na ka dhënë krimba. Çfarë është kjo?
Munape worms.
Albana Nanaj: Mupane? Çfarë është Mupane? Hë më Blendi ça hëngre?
Blendi Fevziu: Krimb.
Albana Nanaj: Është krimb? Çfarë shije ka?
Blendi Fevziu: Krimb. Plot me proteina.
Albana Nanaj: Me thënë na bëftë mirë krimbi s’e thua as dot… Shpresojmë, nuk e di…
Blendi Fevziu: Krimb i mirëfilltë…
Albana Nanaj: Nuk po kuptoj asnjë shije, po mundohem mos ta shijoj fare.