Hakan Sukur i përgjigjet Erdoganit pas akuzave dhe urdhërarrestit

Ish futbollisti i njohur i Turqisë me origjinë shqiptare, Hakan Sukur, kundër të cilit shteti i Turqisë ka lëshuar urdhër arrest pas puçit të dështuar, ka reaguar ndaj akuzave që janë duke u bërë kundër tij.

Sukur e ka denoncuar puçin e dështuar kundër Qeverisë së Tayyip Erdoganit, pas një urdhër arresti të lëshuar kundër tij.

 Dyzet e katër vjeçari e ka përdorur llogarinë e vet zyrtare në Twitter për të reaguar ndaj akuzave kundër tij.

Ja letra e plotë e tij e postuar në Twitter:

“Të dashur miq, unë nuk i meritoj këto komente dhe ofendime. Jam shumë i trishtuar për këtë.

Deri më tani, unë gjithmonë kam qenë transparent dhe kam ndihmuar fondacionet publike dhe ligjore.

Si dhe e kam ruajtur këtë princip kur i’u futa politikës, edhe pse e kuptova se politika nuk ishte për mua.

Mbase nuk kam mundur ta bëj dhe nuk kam mundur t’i them askujt në mënyrë që mos t’i lëndoj.

Unë nuk jam në gjendje të manipulohem, në kundërshtim me besimin e përbashkët. Prandaj, nganjëherë bëj gabime sepse vendimet i kam marrë emocionalisht.

Ka qenë e pamundur të di për akuzat për lëvizjen e Fethullah Gulen.

E mallkoj tentim puçin ndaj presidentin tonë të zgjedhur, Qeverisë dhe demokracisë.”/ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu