Hakeri amerikan sulmon ministrinë ruse, paralajmëron Putinin

Një haker amerikan me emrin “The Jester”, ka sulmuar faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, në shenjë hakmarrje për sulmet ndaj objektivave amerikane, shkruan “CNN”.

“The Jester” arriti të hynte në faqen e internetit të ministrisë ruse duke lënë një mesazh: “Mjaft sulmuat amerikanët”.

“Shokë! Ne po ndërpresim mbarëvajtjen e ëebsitit të ministrisë së Punëve të Jashtme ruse për t’ju sjellë mesazhin e mëposhtëm, tejet të rëndësishëm.

Ju mund të jeni në gjendje të habisni kombet që ju rrethojnë, por kjo është Amerika. Askush nuk është i impresionuar ketu!”, ka shkruar ai në mesazhin e lënë.

Ndësa Putinit i ka lënë mesazhin: “Le të flasim më të vërteta tani, unë e di se cfar keni bërë. Tani merruni më puntë tuaja…para se të më humbasi durimi.”

“MID.ru” është ëebsite zyrtar i agjencisë ruse, dhe është i ngarkuar ne mbajtjen e diplomacisë ndërkombëtare te këtij vendi, e barabartë me Departamentin Amerikan të Shtetit. /albeu


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu