Publikimi i “Joanne”, albumit të radhës së Lady Gaga-s, i ka sjellë asaj një tjetër sukses. Bëhet fjalë për pozicionimin në klasifikimin e Billboard 200. Siç e dimë, ky album e ka marrë titullin nga halla e këngëtares dhe kjo mund t’i ketë sjellë shumë fat 30-vjeçares.
Këtë javë, Gaga mendohet të ketë shitur mbi 200,000 kopje albumesh, pra CD dhe “streams”, gjë që e ka ngritur në vend të parë në klasifikim duke lënë pas Michael Buble, i cili ka shitur mbi 90,000 kopje të albumit të tij të fundit, “Nobody But Me”.
Ky është një rekord për artisten amerikane, pasi është artistja e parë që rendit 4 albume në vend të parë këtë dekadë: “The Fame of Monster”, “Born This Way”, “Cheek to Cheek” dhe “Joanne”.
Suksese Gaga!/blitz