Han prej sot mbërrin në Shkup, vizita vendimtare për Qeverinë e re

Eurokomisari për zgjerim, Johanes Han prej sot mbërrin në Shkup për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm dhe të energjetikës të gjashtë vendeve ballkanike për avancimin e tregut të energjisë elektrike në Ballkan.

Sipas agjendës jozyrtare, Han pritet të mbërrijë gjatë pasdites, me ç’rast nesër në mëngjes do të bëj hapjen e konferencës, informon INA. Gjatë orëve të pasdites janë paraparë takimet me liderët e partive politike, për të biseduar lidhur me formimin e qeverisë së re.

BE ka sugjeruar se duhet të formohet koalicion me mbështetje sa më të gjerë. Sipas ambasadorit të BE-së në Shkup Samuel Zhbogar, kjo do të nënkuptonte një mbështetje të gjerë edhe për angazhimin e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian./Ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu