Hapni sytë shqiptarë, po shkruhet shumë keq për ne

Kush i pari u vendos në Ballkan – serbët apo shqiptarët ?

Albanologu shqiptar Kapllan Resuli : Kosova do ti kthehet Serbisë, shqiptarët nuk janë ilirë

“Albanologu “shqiptar nga Ulqini, Kapllan Resuli, por që tani mbanë mbiemrin sllav Buroviç, në një intervistë për mediat serbe, ka folur për prejardhjen e shqiptarëve dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës. Ajo që e bënë të veçantë këtë intervistë, është fakti se ai ua ka kaluar edhe historianëve dhe intelektualëve serb, sa i përket mohimit të historisë së shqiptarëve.

Akademiku, i cili jeton në Gjenevë prej disa dekadash, ka folur për historinë e Ballkanit dhe në veçanti asaj të shqiptarëve dhe të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ai mohon pretendimet e shqiptarëve se janë populli më i vjetër dhe se kanë origjinë Ilire. Burkoviç thotë se kjo tezë, jo vetëm që shkencërisht nuk është e bazuar, por përkundrazi shkencëtarët botërorë kanë dëshmuar se Shqiptarët nuk kanë asnjë lidhje me ilirët.

Sipas tij, akademikët austriakë dhe profesorët Gustav Weigand, Gustav Meier dhe Norbert Jokl, por edhe shkencëtarët më të mëdhenjë shqiptar Eqrem Çabej, Aleks Buda, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Shaban Demiraj, kryetar i dytë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, jo vetëm që e kanë pranuar që shqiptarët nuk janë autokton apo me prejardhje Ilire, por edhe këtë gjë e kanë dëshmuar në studimet e tyre shkencore.

“Kështu Qabej dëshmon se gjuha shqipe është formuar në Rumaninë e sotme, qysh në shekullin e gjashtë, dhe se prej atje shqiptarët kanë arritur qysh në shekullin e dhjetë në fushën Mata mbi Tiranë. Prej aty janë shpërndarë në të gjitha anët e Shqipërisë së sotme, e cila në atë kohë ishte e banuar kryesisht nga serbët. Pas pushtimit turk, këta shqiptarë kaluan edhe kufijtë e Shqipërisë së sotme dhe do të shkuan në Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi”, ka thënë Buroviç për “Vecernje Novosti”.

“Ashtu si gjithë popujt e botës, edhe shqiptarët kanë kulturën e tyre, e cila është e lidhur me Shqipërinë e sotme, e jo për Kosovën. Kjo kulturë daton nga fundi i mesjetës, dhe në shumicën e rasteve e kanë krijuar të huajt. Jashtë kufijve të Shqipërisë e deri tek rrënjët e tyre, nuk kemi kulturë shqiptare. Libri i parë i botuar në gjuhën shqipe është nga viti 1555, dhe atë e ka shkruar një kroat dhe është botuar nga një shtëpi ortodokse e Malit të Zi. Abetaren e parë shqipe e ka përpiluar një vllah me emrin Naum Veqilharxhi në vitin 1844, derisa abetarja e parë pas çlirimit dhe shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur në vitin 1913, është shtypur në Serbi, dhe e ngarkuar në kuaj është transportuar në Shqipëri. Pjesën më të madhe të monumenteve kulturore i kanë ndërtuar serbët. Se ekzistojnë themelet e ndonjë kishe bizantine aty, kjo nuk do të thotë se kishat e reja të ndërtuara janë bizantine”, vazhdon ai.

Për ardhjen e shqiptarëve në Ballkan ai thotë se ata aty erdhën si paganë, ndërsa besimin krishterë e kanë marrë pjesërisht nga serbët dhe pjesërisht nga Grekët por vetëm sipërfaqësisht, sepse thellë në shpirtin e tyre kanë vazhduar me paganizëm.

“Deri në vitin 1924 nuk kanë arritur të krijojnë kishën e tyre. Rrjedhimisht as nuk e kanë ndërtuar kishën. Aty ku kanë arritur i kanë minuar. Katolicizmin e kanë pranuar nga dioqeza e Barit dhe peshkopët serbë. As shqiptarët ortodoks as ata katolikë deri në ditët e sotme nuk kanë ndonjë shenjtorë të tyre. Të gjithë shenjtorëve të cilët ata i luten janë të huaj”, shprehet Burkoviç.

Ai thotë se “Kosova do të kthehet në krahët e prindërve të saj Serbisë dhe atë së shpejti, ndoshta edhe në ditët tona”.

Kaplan Buroviq është albanolog, i cili sot jeton në Gjenevë. Ka diplomuar albanologjinë në Shkup dhe në gjuhën dhe letërsinë shqipe në Tiranë. Për kritikat drejtuar Titizmit dhe Enverizmit ka vuajtur një kohë të gjatë nëpër burgje. Ka kaluar plotë 33 vite në burgjet jugosllave dhe ato shqiptare. Ai ka të botuara disa libra shkencorë. Këto ditë feston gjysmë shekulli që nga publikimi i romani “Tradhtia”, i cili përdoret në librat shkollore në Shqipëri. Para pesë viteve është larguar nga Shqipëria dhe i është bërë serb, rrënjë të cilat thotë se i ka gjetur përmes kërkimeve shkencore

”Populli e ka njet me folë, me e çu zërin lart e më lart, shtatë palë qiell, shtatë palë tokë, me i bërë me dije Evropën dhe botën, e pse jo edhe fëmijët tuaj: Unë, Populli, ju thërras në emër të Zotit, të besës, të bukës, të gjakut e të pushkës: Boll më, mos më fyeni, mos më ndani, mos ma përçani atdheun, jetën, besën, dashurinë…! (R.Greiçevci)”

Kësaj rradhe do të iu lë që ju vetë të gjykoni për ”guximin” serb ne shkrimin e historis­ë,e në të njetën kohë të mëndoni thellë për heshtjen tonë.

”Serbët e Danubit të poshtëm quhen proto-serb apo Serbët e parë të cilët banonin dhe jetonin në këto anë që nga koha e Moisiut.Kurse serbët e ardhur rreth shekullit shtatë pas Krishtit paskan pas ardhur si ndihmë vëllezërve të tyre për të luftuar Romën. (Siprijan) ” Dhe vazhdohet më tutje se :Çekët, Kroatët dhe Rusët që përmenden për herë të parë pas shekullit të 6-të të epokës sonë kishin ardhur disa mijëra vjet pas serbëve.Sa i përk Rusëve burimet serbe flasin që ata ishin vetëm pas shek. të 9-të pas K.”

Mos i mësoni fëmijët tanë me u nda, me u përça, me u hasmëru, me u ligështu, me u bë ujk vëllai me vëlla, baba me djalë e djali me nënë…Mos m’i mohoni dhe shkelni vlerat e traditës së lashtë të species ilire-dardane (r.g)

Glozel quhej shkarravitja e parë njerzore e gjetur nëpër shpella dhe sipas burimeve serbe -Jyrgen Shpanut paska thënë ” Serbët e kishin menduar këtë lloj shkrimi dhe e kishin vendosur gurin e themelit të civilizimit botëror” Jyrgen Shpanut paska thënë se ata ishin Filistinët ,por duke e krahasuar me shkrimin e sotëm cirilik atëhërë na del që edhe Filistinët ishin serb.(?) Ilija Živаnčević ka shkruar se Sllavët(Serbët )ishin të shpërndarë që nga Vladivostoku e deri në Ballkan dhe ishin boshti kurrizor i njerëzimit.

” Dorëshkrimet haldike, asire dhe misire ishin përmendorët e civilizimit njerëzor dhe janë të vjetra mbi 7 mijë vjet. Dhe sipas serbëve janë të vjetra aq sa edhe historia serbe.Paramendoni në ato dorëshkrime është gjetur i shkruar emri Serb (Srbin) dhe jo ai sllav. Bile edhe në një ”Libër mbretëror kinez ” i cili është shkruar vazhdimisht deri dy mijë vjet para Krishtit, mund të gjeni shënime që atëherë në Sarmatinë e Azisë kanë jetuar serbet, të cilët e banonin tokën prej Siberisë e deri tek Venediku i Italisë ” ( po pra burime serbe)

”Unë, Populli, mos më shkelni në sofër të bukës, mos ma mohoni sofrën me liri, me besë, me miqësi, me tradita e zakone të lashta shqiptare…Unë, Populli, djepi dhe rrita juaj, s’i kam fjalët thika dhe helm për miq e shokë…(Riza Greiçevci)”

Polakët në hulumtimet më të reja paskan gjetur praninë Serbe në brigjet e Detit Baltik ,2 mijë vjet para Krishtit, kurse studjuesja Olgа Luković-Pejаnović thot në një studim të saj që Bosna dhe Sllavonia ishin serbe dhe quheshin ”Sërbia e bardhë” (“Belа Srbijа”,) dhe shtrihej deri tek kufinjt e sotëm të Gjermanisë. Robert Siprijan paska ardhur në përfundim që Serbët janë trungu i racës sllave dhe se Sarmatët ishin serb.

”Unë Populli, mos më shkelni në sofër të bukës, mos ma mohoni sofrën me liri, me besë, me miqësi, me tradita e zakone të lashta shqiptare…”

Sipas Ilija Zhivanqeviçit edhe ”Kodi i Dushanit” ishte vazhdimësi e prejardhjes tradicionale Vende , kurse Walter Wuest paska shkruar që edhe sanskrishtja është Vende, e cila në Indi paska pas ardhur nga veriperendimi i saj dhe sipas të gjitha krahasimeve sanskrishtja ishte gjuhë serbe. ”Emil Burnouff deklaron që gjuha latine dhe greke kanë prejardhje nga pallazgishtja, kurse populli pellazg paska jetuar në Mesdhe e deri në Alpe ” dhe sipas sllavollogëve pellazgët ishin Serbët e lashtë. E bukur kjo!

”Një degë e serbëve nga Azia e Vogël kishte ardhur në Ballkan 3 mijë vjet prK. dhe ishte vendosur në Rashkën e vjetër (Thraki) , kurse një degë tjetër kishin zbritur nëpër det deri në Kretë në tri ardhje 1800, 1500 dhe 1400 vjet prK. I kishin mundur Kretasit dhe të përzier me ta e paskan krijuar popullin e ri Grek. Shënimet po flitkan , gjithënjë sipas serbëve që emri i qyetit dhe perendeshës Athina nuk janë greke.Vetë grekët besojnë se e kanë prejardhjen nga populli Pellazg të cilët e flitshin një gjuhë barabare dhe zbulimet paskan treguar që ata pellazg ishin serbët”….

Olgа Luković-Pjаnović thot’ që serbët e Peloponezit ishen vendosur rreth limit Sava dhe Danub dhe kishin kriujar Serbinë Panonike ( aty ku jetonin Keltët fxh) Shikoni edhe këtë mrekulli të artit të zhvatjës së historisë: ” Shënimet e Mihail Lomonosovit Dhe Mavro Orbinit tregojnë që edhe serbët paskan luftuar në Luftën e Trojës, dhe se me ramjen e saj kishin ikur dhe rreth 1860 vjet prK kishin ardhur përsëri në Ballkan dhe ishin zgjeruar deri në Venedik ”

Një farë hulumtuesi Shafarik në librin e tij ”Vendasit e vjetër” shkruan ” Serbët jetojnë në Europë që nga kohërat parahistorike,dhe se serbët e banonin gati krejt Europën dhe Azinë e vogël dhe nga aty paska ardhur shprehja ” “Govori srpski dа te ceo svet rаzume”.( Fol serbisht që të kupton bota mbarë). Rrijm­ ne ,rrij­më. Mirremi me prejardhjen tonë të ”lashtë” që nga shekulli i 14-të.!

”Një gjuhë aq origjinale si gjuha serbe e pasur ,me një garmatikë perfekte është pjellë e një populli të ngritur që moti” shkruan Shafarik. Edhe diçka : ”Serbët thonë që shkrimi i Vinçës tregon se serbët janë populli më i vjeter dhe që edhe Etrurët ishin serb”

Sodoqoft , me qenëse ne heshtim dhe jemi robër të asgjëje ,atëherë le të lexojmë edhe për zbulimin më të ri , që doktori i shkencave të Harvardit , rusi ANATOLIJ Kljosov paska ardhur në përfundim që të gjithë sllavët e kanë prejardhjen prej Ballkanit,dhe kjo nga Serbia dhe Bosna e Hercegovina e sotme. Sipas Kljusovit bartësit e gjenit R1a1 ,kanë jetuar në Ballkan bile që para 12 000 vitesh. Ai paska zbuluar që i biri i Noah -së qenka paraardhësi i Rusëve dhe se pasardhësit e tij së pari erdhën në rrjedhën e poshtme të Danubit , në Serbinë e soti. dhe se nga aty e vazhduan rrugën për në veri.

Biokimisti i Harvardit me analizat e tij të gjeneve ka konstatuar që Serbët janë populli më i vjetër në botë dhe se Ballkani është atdheu i lashtë i të gjith sllavëve si edhe atdheu i atyre që shkuan ë Indi dhe u quajtën Arian . Edhe Aianët ishin serb. (Jutarnji.hr 20.09.2013)

Mos i mësoni fëmijët tanë me u nda, me u përça, me u hasmëru, me u ligështu, me u bë ujk vëllai me vëlla, baba me djalë e djali me nënë…Mos m’i mohoni dhe shkelni vlerat e traditës së lashtë të species ilire-dardane (r.g)

Fahri XHARRA


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu