Takimi i paralajmëruar të mbahet me 24 janar apo ditën e martë në mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel, është vendosur që të udhëhiqet nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi si dhe nga Kryeministri Isa Mustafa.
Qeveria e Kosovës ka vendosur që të martën të marrin pjesë në takimin me palën Serbe. Takimin e të cilët e ka thirrur Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Frederica Mogerini. Arsyet e këtij takimi me palën serbe kanë ardhur krejt pas zhvillimeve dhe acarimeve të fundit me kthimin e trenit në Serbi.
Ndërkaq përgjigjen e kësaj ftese nga ana pala kosovare e ka quajtur të pakuptimtë deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, shkruan Gazeta Monitor
Ai në një prononcim për Gazetën Monitor ka thënë se takimi i ardhshëm i palës kosovare dhe asaj serbe është për tu dyshuar.
Ai ka pyetur se kujt do ti shërbente ky takim.
“ Së pari unë këtu shoh dilema. Sepsen jë takim i tilë pas krejt këtyre zhvillimeve, kujt do t’i shërbente, apo në favor të kujt do të vihet takimi?”, ka thënë Haradinaj.