Haradinaj: Shpresoj që javën e ardhshme të marrë fund kjo farsë gjyqësore

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj cili është i liruar me kusht nga autoritete franceze beson që javë e ardhshme do të lirohet.

Ai në një postim në facebook ka shkruara se nesër (e mërkurë), do të mbahet një seancë gjyqësore në të cilën do të paraqiten materialet e sajuara të paraqitura nga Serbia, siç i ka quajtur Haradinaj.

“Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm të opinionit publik lidhur me ndalimin dhe procedurat ndaj meje në Francë, ju njoftoj se nesër në një seancë gjyqësore, do të behët paraqitja e materialit që e ka sajuar Serbia kundër meje, ndërkaq në seancën e javës së ardhshme, shpresoj që përfundimisht të marrë fund kjo farsë gjyqësore e imponuar nga Serbia”, ka shkruar Haradinaj, përcjell lajmi.net.

Ai po ashtu ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen./InfoShqip


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu