Haxhia nga Strimnica përlot të pranishmit në tubimin e Aleancës në Zhelinë (FOTO-VIDEO)

Në një tubim madhështor të Aleancës për Shqiptarët në komunën e Zhelinës, ku kandidati i kësaj partie Dr Reshat Aliu prezantoi platformën zgjedhore , para të pranishmëve një haxhi nga Strimnica mbajti një fjalim tepër emocionues dhe përloti të pranishmit me fjalimin e tij. Haxhia i Strimnicës me një fjalor të pastërt përshkruajti gjendjen emocionale jo vetëm të tijën po të gjithë shqiptarëve në ditën kur ndodhen ngjarjet e 27 prillit, ku huliganët maqedonas kishin për qëllim të vrasin jo vetëm Ziadin Selën, por edhe kërkesat politike të shqiptarëve.

Haxhia tha:”Ata huligan deshën të të vrasin, por nuk të vranë sepse deshti zoti të të mbroj jo vetëm ty po shpresën e krejt shqiptarëve”. Ky fjalim i plakut të Strimnicës i rrënqethi të pranishmit aty, duke iu kujtuar se pleqtë janë mbamendja e hidhur që kanë përjetuar që nga koha e komunizmit e deri në kohët e sotme kur shqiptarët vazhdojnë të jenë të shtypur dhe të diskriminuar./fol


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu