Deputeti nga PDK-ja Bekim Haxhiu gjatë seancës së Kuvendit ka dhënë disa përgjigje për liderin e VV-së Albin Kurti i cili e ka pyetur atë se çka ka bërë për Kosovën.
Haxhiu i tha Kurtit se ka bërë atë që duhej bërë kur ka qenë koha.
“Jam plagos në luftë. Më vjen keq që se kam pas fatin me vdekë, por Albini nuk ka qenë i gatshëm me vdekë në luftë, ai i është dorëzuar Serbisë”, tha Haxhiu.
Deputeti i PDK-së ka akuzuar partinë e Kurtit se e kanë pamundësuar një rezolutë ku do të dënoheshin krimet e Serbisë në Kosovë pasi që ata nuk morën pjesë në seancë.
Duke folur për arrestimin e Ramush Haradinajt Haxhiu tha se ai arrestim është i padrejtë dhe i papranueshëm edhe pse kjo ka ndodhur në një vend mik siç është Franca
“Urdhër arrestet janë keqpërdorim i së drejtës ndërkombëtare nga Serbia duke i vënë në lajthitje të gjitha organet gjyqësore të vendeve të BE-së”, tha Haxhiu ndërsa kërkesën për ekstradim të Haradinajt është provokim për destabilizim për rajonin por edhe për luftë.