Disa mijëra arabë dhe hebrenjë mbrëmë në Tel Aviv kanë protestuar së bashku kundër politikave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe kundër shembjeve të shtëpive palestineze, raporton AA.
Protestat janë organizuar me thirrje të grupit “Hebrenjtë dhe Arabët së bashku”, ndërsa pjesëmarrësit porositën se dëshirojnë barazi dhe dhënies fund të politikave izraelite të okupimit, ndërtimit të mureve dhe shembjes së shtëpive palestineze.
Protestat e përbashkëta të hebrenjvë dhe arabëve mbrëmë u mbajtën para ndërtesës së Parlamentit të Izraelit (Knesset), ndërsa mori pjesë edhe kreu i Listës së Bashkuar Arabe në këtë institucion Eymen Avde dhe politikanë të tjerë nga radhët e pakicës arabe. “Barazi”, “Jo fashizmit”, “Jo bllokadave, mureve dhe shembjeve”, “Ata shembin, ne do të ndërtojmë”, janë vetëm disa nga sloganet dhe porositë me pankarta që mbrëmë u panë në rrugët e Tel Avivit.
Organizatorët u shprehën se qeveria e kryeministrit Netanyahu me politikat që ndjek punon për përhapjen e diskriminimit dhe urrejtjes mes popujve, ndërsa protestuesit e tubuar treguan se dëshirojnë barazi dhe sundim të ligjit.
“Shumica prej nesh qëndrojmë në shtëpitë tona dhe jemi të pashpresë. Këto janë protesta të shpresës dhe alternativës. Ky është hapi i parë i vendosjes së barazisë mes qytetarëve të këtij vendit”, porositën nga grupi “Hebrenjtë dhe Arabët Bashkërisht”.