Helmohen disa qenë në Shkup, kërkohen autorët

Nga helmi i lënë në disa lagje në Shkup kanë ngordhur disa qenë dhe maca.

OJQ-të u kërkojnë autoriteteve të gjejnë autorët. Inspektorët janë në terren. Qyteti i Shkupit thotë se është ngritur një grup pune për të monitoruar punën e stacionit Vardarishte.

Qentë dhe macet ngordhën nga helmi që u hodh në disa vende në kryeqytet. Banorët e komunave Karposh dhe Aerodrom kërkojnë të ndëshkohen autorët dhe thonë se janë në rrezik edhe të kafshët e tyre.

Kryetari i Shkupit Peter Shilegov thotë se do të parandalohen incidentet dhe do të çipohen qentë dhe të përcjellen që të gjejnë pronarët e papërgjegjshëm. Është ngritur një grup pune për të monitoruar situatën në stacionin Vardarishte.

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi” nxit institucionet për të qetësuar publikun, për të hetuar tregjet ku po blehet helmi dhe sanksionohen rreptësisht gjithë  shkaktuesit e helmimit./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu