Për shkak të peshës së tij shqetësuese, Flinders Taylor hëngri patate për një vit rresht, rezultatet e kësaj mënyre të të ushqyerit ishin të pabesueshme.
Taylor tregon se e ndërmori këtë nismë të çuditshme pasi për shkak të kilogramëve të tepërt. Ai nuk ndihej mirë fizikisht dhe shpirtërisht.
Për çdo ditë ai hëngri nga 3 kilogramë patate në ditë dhe nuk përdori asnjë lloj vaji për gatimin e tyre.
Një vit më vonë, Taylor si rezultat i këtij ‘regjimi’ humbi plot 49 kilogramë. Taylor më përpara se të konsumonte patate kishte qënë 151 kg.
“Unë po bëhem gjithnjë e më mirë dhe kjo vetëm falë patateve”, u shpreh ai.
Pavarësisht se shumica e dietologëve ishin kundër kësaj diete, duket se Taylor ia doli të humbë kilogramët e padëshiruar në një formë aspak të zakontë