Ashtu siç ka bërë në çdo studio televizive dhe në gazetën e tij kohët e fundit, edhe mbrëmë në emisionin e Ylli Rakipit “Të Pa Ekspozuarit”, Henri Çili mori pozicionin e mbrojtësit të flaktë të kryeministrit Rama.
Gjatë debatit për zgjedhjen e Donald Trump si president i SHBA-ve, Çili i është kundërvënë deputetit Ben Blushi, i cili ka analizuar deklaratat e Ramës për Trump gjatë fushatës elektorale, në disa media vendase dhe të huaja.
Kreu i “LIBRA” në fjalën e tij është treguar shumë i ashpër ndaj Ramës, teksa ka thënë se ai u tregua tepër qesharak me deklaratat e tij në CNN, duke shtuar se ai është shitur dhe marrë me qira gjatë fushatës presidenciale në USA. Por pronari i një nga universiteteve private që ka përfituar më së shumti nga e ashtuquajtura Reformë në Arsim, është treguar aq shumë i zellshëm në mbrojtje të kryeministrit, saqë Blushi disa herë ju drejtua drejtuesit të emisionit me fjalët; e paskemi Ramën në tryezë.
Pjesë nga debati Blushi-Çili për Ramën:
Blushi: Askush nuk është i interesuar të dijë çfarë thotë Rama, sepse askush nuk është i interesuar për të. E gjetën njeriun më qesharak në Evropë, dhe për këtë më vjen keq që kryeministri i Shqipërisë të shitet kaq lirë. Rama shitet për një fotografi. Pse Trump kërcënon marrëdhëniet Shqipëri-SHBA?
Çili: Të kuptoj, sepse je në rivalitet politik. Rama ka folur si njeri i lirë. Për Erdoganin e ka shumë gabim dhe jam shumë kundër Ramës.
Blushi-Çilit: Je mirë apo s’je?
Çili: Për mua Rama bën gabim që i ndërron deklarata tani për Trump.
Blushi: Sepse është frikacak.