Heqja e maskave, pastron skenën politike

Shkruan: Florim Zeqa
Edhe pse ka një kohë të gjatë që në Kosovë flitet për dekriminalizimin e politikës, asgjë pozitive nuk ka levizuar në atë drejtim. Shkaktarët e stagnimit të luftës ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe dekriminalizimit janë oligarkët dhe partitë në pushtet, pasi janë të lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar, mirëpo kjo nuk i anashkalon as partitë opozitare, pasi pothuajse të gjitha (me ndonjë përjashtim të vogël), në një mënyrë apo në një tjetër janë të lidhura në biznese të pista”.
Për nevojën e dekriminalizimit të politikës në vazhdimësi flasin presidenti Thaçi, kryeministri Mustafa, përfaqësues të partive politikë, analistë të (pa)varur, ekspertë, OJQ dhe shoqëria civile.
Është iluzive të presim, nga vetë ata që janë të involvuar në veprimtari të ndryshme, korruptive dhe kriminale t’i luftojnë këto dukuri. Ndërkombëtarët janë duke i shfrytëzuar politikanët, që siç thotë populli, ata qe e kanë “bishtin e zënë me derë”, për realizimin e agjendave të tyre, e që janë duke i kushtuar shtrenjtë Kosovës.
Natyrisht, në momentin kur nuk u nevojiten më tutje, ndërkombëtarët do t’ua kthejnë shpinën këtyre kusarëve politik, sa të mjerë po aq satanik për popullatën e vuajtur të Kosovës.
Dekriminalizimi, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar do të ndodhë, vetëm atëherë kur në pushtet të vie një klaë e re dhe pastër politike.
Deklarimet e rrejshme të krerëve shtetëror për dekriminalizimin janë farsë për marrjen e poenave politik nga vartësit e tyre (ndërkombëtarët), pasi ligji për dekriminalizimin e politikës pa dyshim se nuk do të ketë mëshirë ndaj askujt, qoftë ndaj ministrave, deputetëve apo edhe vetë krerëve të shtetit, sikurse që është e kaluara e tyre kriminale dhe përgjejgjësia për veprimtaritë e tyre të jashtligjshme.
Megjithatë, BE-ja dhe SHBA-ja, dy aleatë të fuqishëm të shtetit të Kosovës duan të shohin një sundim të fortë të ligjit në Kosovë, pavarësisht që procesi i dekriminalizimit mund të prekë edhe vetë kokat më të larta të shtetit.
Kjo kastë politike çdo herë e më shumë është duke faktorizur Serbinë në Kosovë
Qytetarët e Kosovës e kanë të vështirë t’u besojnë deklarimeve të Thaçit dhe Mustafës për dekriminalizimin e politikës, dhe atë për disa arsye.
I pari, Hashim Thaçi i kaloi dy mandate e gjysmë si kryeministër i vendit, nën premtimet për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
I dyti, Isa Mustafa, edhe më keq, duke e ndihmuar të parin (Hashim Thaçin) , erdhi në pushtet përmes intrigave dhe mashtrimeve deri në tradhëtimin e kauzës së përbashkët opozitare për largimin e kapësve të shtetit nga pushteti.
Andaj, për këto arsye, është rrezik që liderët shtetëror të vazhdojnë lojën me fjalë duke ndryshuar slloganin politik, nga krimi i organizuar dhe korrupsioni në dekriminalizim politik!
Që dekriminalizimi të mos përdoret vetëm si sllogan politik nga pushtetarët aktual, ndërkombëtarët duhet t’u vëjnë limite kohore liderëve tonë shtetëror në përmbushjen e premtimeve,…ndryshe mund t’i kalojnë mandatet politike pa bërë asgjë në atë drejtim, siq ndodhi përgjatë këtyre tetë viteve të fundit me korrupsionin në vend,…jo vetëm që nuk u luftua, muar përmasa alarmante duke u shndrruar në sindromë kancerogjene të shtetit tonë.
Prandaj, vetëm përmes një presioni të fuqishëm ndërkombëtar, mund të kemi përmirësime në sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë,…mund të filloj suksesshëm procesi i gjatë i dekriminalizimit të politikës dhe depolitizimit të institucioneve të pavarura të shtetit.
Dekriminalizimi i politikës dhe depolitizimi i i institucioneve të pavarura, janë dy procese të ndërlidhura me njëri-tjetrin,…për zbulimin e prejardhjes dhe konfiskimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetëror dhe partiak.
Të parët, që do duhej t’i ndjejnë efektet e dekriminalizimit janë oligarkët e pushtetit (uzurpatorët e shtetit), pastaj edhe klanet politike dhe grupet mafioze brenda disa partive opozitare në vend.
Prandaj akoma më i i paqartë mbetët dekriminalizimi i politikës, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar pa heqjen e maskave të politikës. Kjo është e mundur të ndoshë vetëm me bartjen e dosjeve të UDB-së nga Beogradi në Prishtinë, ngjajshëm sikur me ato të librave kadastral dhe të gjendjes civile.
Fajtorët kryesor në çalimin e këtyre proceseve janë janë bartësit e procesit të bisedimeve, në radhë të parë ish kryeministri Thaçi, i cili i filloi bisedimet me Serbinë pa u konsultuar paraprakisht me të gjitha subjektet dhe faktorët politik vendor.
Arsyeja pse deri tani asnjëherë pala kosovare në bisedimet e Brukselit nuk kërkoi bartjen dhe hapjen e dosjeve të UDB-së, është fakti se shumë prej etërve dhe gjyshërve të pushtetarëve aktual, në të kaluarën kanë qenë bashkëpunëtor dhe agjent të UDB-së jugosllave,…jo vetëm kaq, dyshohet se disa prej qeveritarëve të tanishëm ishin dhe janë akoma në shërbim të agjenturave të fshehta serbe që veprojnë në Kosovë.
Do të ishte në interes të vendit dhe qytetarëve të vendit të bëhet sa më parë zbulimi i emrave të atyre që kanë qenë ish-bashkëpunëtor dhe agjent të UDB-se, që kanë punuar në dëmë të interesave të vendit dhe bashkombasve të tyre,…pra të ndahet “shapi prej sheqeri” siq e thotë populli, në mënyrë që të bëhet diferencimi në bazë të fakteve e jo paragjykimeve, për tu liruar një herë e përgjithmonë nga njerëzit e pushtetit nën maskën e “patriotizmit”, të shndrruar në kanibal të popullatës së vet!
Heqja e dilemave dhe gjykimeve hipotetike ndaj disa personaliteteve me ndikim në politikën kosovare, është e mundur të bëhet vetëm përmes heqjes së maskave politikanëve, pra përmes hapjes së dosjeve të UDB-së,…e bërjes publike të emrave një nga një e të gjithë agjentëve shqipfolës të UDB-së, gjë e cila do të ndikonte në pastrimin e skenës politike nga gjakpirësit e rinjë të gjakut shqiptar.
Në të kundërtën, me pushtetarët e korruptuar dhe të dyshuar si bashkëpuntor të agjenturave serbe, jo vetëm që do të rinumërojmë, rrezikojmë të rrëshqasim edhe më keq në rrjetin e skenarëve antishtetëror dhe antishqiptar serb, pasi kjo kastë politike çdo herë e më shumë është duke faktorizuar Serbinë në Kosovë.
Serbia, si në të kaluarën, edhe sot është duke e përdorur të njëjtën maskë, si “gogol” për shantazhimin e fytyrave politike në Kosovë!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu