Hillary Clinton flet për herë të parë pas humbjes: Jam e zhgënjyer

Hillary Clinton ka mbajtur fjalimin më të dhimbshëm të karrierës së saj politike pas humbjes së rëndë në garën presidenciale përballë Donald Trump. Clinton, e cila shpresonte që të zgjidhej e para president femër, bëri daljen e saj të parë publike në New York, pas rezultatit që ka shkaktuar reagim në të gjithë botën.

“Mbrëmë urova Trump dhe u ofrova që të punoja me të për vendin. Më vjen keq që nuk i fituam këto zgjedhje për vlerat që përfaqësojmë. E di sa të zhgënjyer jeni, sepse kështu ndihme edhe unë. Por, fushata jonë nuk ishte për këto zgjedhje, por për vendin tonë. Vendi është më i ndarë se sa ne e mendojmë. Por ne do të luftojmë për Amerikën. Donald Trump do të jetë president ynë dhe ne kemi një kalim pushteti paqësor, që jo vetëm e respektojmë por e festojmë një gjë të tillë”, tha Clinton.

Hillary Clinton shprehur falënderim për bashkëpunëtorët e saj, Presidenti Barack Obama dhe Michael Obama si dhe familjarët e saj që i qëndruan afër gjatë fushatës elektorale.

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit do të kujtohet për dështimin e saj për të motivuar të gjithë votuesit Demokratë dhe për humbjen në shtete që tradicionalisht kanë votuar për demokratët si Pensilvania dhe Viskonsin.

16 vite pasi la Shtëpinë e Bardhe, Clinton i dha fund ëndrrës së saj të gjatë për t’u bërë presidente e SHBA-ve. Por, kjo nuk është hera e parë që Clinton provon shijen e humbjes në një fushatë presidenciale. Në vitin 2008, ajo u mund në garën brenda partisë nga Barack Obama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu