Një grua në Kosovë prej 5 vitesh mashtronte duke u hequr si bashkëshortja e një sipërmarrësi të njohur shqiptar. Ajo pretendonte të ishte gruaja e Shkëlzen Jusajt dhe “mbante emrin” Angjelina Jusaj.
Ndërkohë, policia e Kosovës tashmë e ka arrestuar sepse këtë gënjeshtër e përdorte për të nxjerrë përfitime nga shumë banorë.
Gruaja thoshte se punonte për KFOR-in, EULEX-in dhe institucione të tjera ndërkombëtare në Kosovë.
Sipërmarrësi ishte në dijeni të asaj çfarë po ndodhte dhe konfirmoi për “Zërin” se gruaja tashmë po mbahet në polici. “Për vite të tëra është prezantuar si gruaja ime dhe ka mashtruar shumë njerëz”, u shpreh ai.