Histori e dhimbshme/ Shkon në spital me dhimbje e të vjella, ja lajmi shokues që merr (FOTO)

Bailey Yates është vetëm 12 vjeç dhe së fundmi është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë dhe ndodhet në rrezik për jetën.

Sëmundja e tij është aq e rrallë saqë vetëm tre deri në katër njerëz në Britani janë diagnostikuar me këtë lloj tumori në një vit. Djali fillimisht shkoi në spital me dhimbje të forta koke dhe kishte të vjella të vazhdueshme që nuk i kishin pushuar për dy javë, shkruan Panorama.

Mjekët menduan se ai kishte migrenë apo gastrit, por më pas zbuluan lajmin shokues. Familja Yates ka mbetur e shtangur pas lajmit shkatërrues që ka marrë për faktin edhe se gjendja e tyre ekonomike nuk është e mirë. Djali u diagnostikua me sëmundjen e rrallë më 1 nëntor dhe kërkon ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme.

“Kam menduar se do thoshin që djali mund të ketë një problem me sytë. Asnjëherë nuk e mendoja se mund të kishte tumor”, tha e dëshpëruar e ëma. Operacioni është vetëm fillimi i trajtimit të djalit, pasi do duhen edhe tre muaj kimioterapi intensive të planifikuara përpara seancave të radioterapisë.

ed ed1 ed2


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu