Historia e fshehtë e aleancës mes Mbretereshës Elizabet I me botën islame

Në vitin 1950, Elizabeta I ishte në hall. Ajo ishte shkishëruar nga Papa dhe vendi i saj po shmangej nga pjesa tjetër e Europës. Për të shmangur shkatërrimin Anglisë i duheshin aleatë të rinjë.

Mbretëresha kërkoi ndihmë nga një burim befasues: në botën islame.

Periudha e Tudorëve ka dhënë histori pafund, por kjo është e vetmja histori që është thënë shumë rrallë, transmeton koalb.com.

Autori i librit “The Sultan and the Queen”, Jerry Brotton ka dhënë spjegimin duke shtuar se Elizabeta I besonte që Islami dhe Protestanizmi kishin shumë gjëra të përbashkëta.

Nga Donald Trump, e deri te mbështetësit e Brexit, perëndimorët i shohin myslimanët si një kërcënim. Por, 500 vite më parë, Mbretëresha Elizabeta I ka bërë alëancë me Shahun e Iranit dhe me sulltanin osman. Çfarë mund  të na mësojë aleanca e atëhershmë?

Shumë. Ajo aleancë mund të na mësojë se egziston një formë e shkëmbimit pragmatik, tolerancës dhe strehimit, e cila triumfon mbi ideologjinë. Një nga tregimet kryesore të librit është çështja e tregtisë dhe mënyra se si tregtia përplase me fetë. Arsyeja pse Mbretëresha Elizabet krijojë aleancë me botën islame në fillim ishte teologjike. Ajo kishte krijuar një shtet protestant dhe Anglia ishte kthyer në një vend që nga Europa katolike shihej si shtresë e ulët. Për të forcuar bindjen e saj, ajo bëri aleancë me botën islame. Ajo që rridhte nga kjo aleancë ishte shkëmbimi i tregtisë dhe mallrave, pavarësisht dallimeve sektare dhe teologjike. Elizabeta I nuk kishte arritur të bënte aleancë më Sulltan Muratin III për shkak se ishte një person i mirë, apo pse dëshironte marrëveshje fetare. Ajo aleancën e krijoji për arsye politike dhe komerciale.

Aleanca mes Mbretëreshës Elizabet I dhe Sulltan Muratit III ishte thelbësore për ruajtjen e saj, por kjo histori nuk është se është shfaqur shumë në historinë e Tudorve. Pse?

Në vitet e fundit ka pasur një identifikim të kufizuar të Tudorve. Sidomos shfaqja televizive “The Turdors” i ka paraqitur ata të lidhur me bardhësinë dhe krishterimin. Por, kurrë nuk është treguar historia e gjërë e asaj që ka ndodhur ndërkombtarisht. Nëse shikoni me vëmendje portretet e Tudorve, do të vëreni perlat nga Orienti, mëndafshin nga Irani ose pambukun që vinte nga territoret osmane. Gjithashtu, edhe anglishtja kishte ndryshuar. Papritmas kanë hyrë fjalët si, sheqer, karamele, çallmë, tulipanë, të cilat kanë rrënjë nga bota arabe ose persiane. Dhe që të gjitha këto gjëra erdhen gjatë tregtisë me botës islame.

Mbretëresha Elizabet I  u mundua fort që të binte Sulltan Muratin III se Protestanizmi dhe Islami ishin dy anët e të njejtës medalje dhe se herezi e vertetë ishte katolizmi. Kjo të bën konfuz…

Kur ajo filloi aleancën me Sulltanin, në vitin 1597, me shumë mençuri i tha atij se: “Ka shumë ngjajshmëri mes teologjisë sonë. Ne nuk besojmë në idhuj, ose në ndërmjetësues, sikurse një i shenjtë apo një prift që të na ofrojë me Zotin. Protestanizmi thotë se duhet të lexoni Biblën dhe më pas do të keni kontakt të drejtëpërdrejtë me Zotin. Islami thotë të njejtën gjë. Lexoni Kur’anin, fjalën e Pejgamerit dhe nuk keni nevojë për shënjtorë apo ikona”.  Ajo e bëri këtë në mënyrë politike. Ajo po i tregonte atij se po e luftonte katolizmin spanjoll.

Gruaja e parë myslimane që hyri në Britani quhej Aura Soltana. Ajo ka një histori të mahnitshme, apo jo?

Po. Por, një tjetër figurë e jashtëzakonshme, Anthony Jenkins, një nga anglezët e parë që kishte vendosur lidhje diplomatike dhe tregtare me Persinë, gjatë rrugës për Angli, duke udhëtuar në lumin Vollga, ai ndalet në Astrakhan dhe e blen këtë grua të quajtur Aura Soltana. Ende nuk është e qartë nëse ky ishte emri i saj i vertetë.  Megjithatë, ajo arriti të bëhej këshilltarja e modës për Mbretëreshën Elizabet I.  Egziston një pikturë e një gruas anonime, e njohur si Gruaja Persiane, ku edhe spekulohet se është pikërisht kjo. Historia e saj është e mahnitshme, sepse Aura Soltana nga një skllave përfundon si këshilltarja e parë për veshje e Mbretëreshës Elizabet I.

Sot, Shteti Islamik me forcë konverton jo-besimtarët. Gjatë ekopës së Elizabet I tregtari Samson Roëlie kishte përjetuar të njejtin fat, apo jo?!

E saktë! Ai ishte një tregtar nga Great Yarmouth, në Norfolk, i cili gjatë vitit 1577 po udhëtonte në Mesdheun lindor. Gjatë udhëtimit ai u zu rob nga piratët turkë. Ai ishte tredhur, ishte kthyer në eunuk dhe ishte dëguar në Algjeri. Gjatë konvertimit të dhunshëm atij i ishte vënë emri Hasan Agar dhe u bë shefi i thesarit në Algjeri. Madje thuhet se pas një kohe, atij i është thënë nëse do të dëshironte të kthehej në Angli, por ai kishte refuzuar duke thënë “pse të kthehem?! Unë kam një pallat në Algjeri!” Ka shumë histori të ngjajshme të njerëzve që u konvertuan në Islam, ose në gjuhën e kohës ‘ u konvertuan në turk’. Është e rëndësishme të dihet, se në situatën aktuale në Lindjen e Mesme, të krishterët dhe protestantët e kanë përqafuar Islamin pothujase në një formë të njejtë. Por, ka shumë njerëz në botë që me dëshirë e përqafojnë Islamin, sepse në kontrast me kulturat sot, bota myslimane shihet si fe tolerante.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu