Historia e murit në Mitrovicë: Plani ekzistonte qysh moti (VIDEO)

Ka disa ditë që një mur befasues pak përtej cepit verir të Urës së Ibrit, po e trazon Mitrovicën si qytet, Prishtinën si kryeqendër të shtetit dhe Brukselin si ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi.

Struktura prej betoni sikur mbiu pa plan dhe u bë temë kryesore e politikës vendore. Shqiptarët menduan që serbët po e bëjnë atë për ta ndarë qytetin.

Kjo pjesë e ndjeshme e Mitrovicës ka qenë e ndaluar që qarkullim të lirë gjatë gjithë pasluftës, pothuajse. Nga 2011 e këndej Ura ishte bllokuar fizikisht me një masë të madhe dheu e gurësh, duke izoluar veriun serb me jugun shqiptar.

Por, situata me pengesa ka mundur të jetë më e rëndë, qysh më 2001. Atëherë kishte plane serioze për të ndërtuar një mur përnjëmend ndarës, që sponsorizohej nga ndërkombëtarët. /Klan Kosova/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu