Historike, Shinzo Abe lideri i parë japonez që viziton ‘Pearl Harbor’, 75 vjet pas sulmit

Kryeministri japonez, Shinzo Abe njoftoi sot se do të vizitojë ‘Pearl Harbor’ në fund të dhjetorit me Presidentin amerikan Barak Obama, më shumë se 75 vjet pas sulmit të Japonisë në vitin 1941.

Duke folur me gazetarët të hënën në mbrëmje, Abe nënkuptoi se vendimi për vizitën vinte pasi Obama vizitoi Hiroshimën, në fillim të këtij viti, duke u bërë i pari president amerikan në detyrë që viziton qytetin japonez të bombarduar nga SHBA-ja, në vitin 1945.

Nga ana tjetër Japonia ka sulmuar forcat amerikane në ‘Pearl Harbor’ në dhjetor të vitit 1941.

Por gjatë udhëtimit drejt Havait për të marrë pjesë në një samit që do të mbahet më 26 dhe 27 dhjetor, Abe do të bëhet gjithashtu lideri i parë japonez që viziton ‘Pearl Harbor’. /syri


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu