Sezoni i ardhshëm në garat e UEFA-së, 2018/19 do të jetë një sezonin historik për futbollin shqiptar, pasi si asnjëherë më parë tetë skuadra shqiptare do të bëjnë gara në arenën evropiane. Nga Maqedonia do të jenë dy skuadra që mbajnë prefiksin shqiptare. Shkëndija do të luajnë në Ligën e Kampionëve dhe Shkupi do luajë në eliminatoret e Ligës së Evropës. Pas atij sezonin 2010/11 ky do jetë sezoni i dytë në të cilin dy skuadra me prefiksin shqiptar do luajnë në Evropë. Në atë sezon luajtën Shkëndija te kampionët dhe Renova në Liga Evropë. Shqipëria në sezonin e ardhshëm në garat e UEFA-së, do ketë katër skuadra përfaqësuese. Kampioni shqiptar do të garojë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, dhe tri në Ligën e Evropës.
I vetmi dyshim është nëse do të garojë Skënderbeu si kampion apo Kukësi i vendit të dytë në Ligën e Kampionëve, pasi skuadra korçare është dënuar nga UEFA me dhjetë vjet. Nga Kosova do të shkojnë dy skuadra. Drita si kampione në para kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe Prishtina në para-kualifikimet e Ligës së Evropës.