Në sheshin “Skëndërbeu” në Shkup, qytetarët kanë bërë homazhe për vi*ktimat e tragjedisë në Bullgari. Shumë prej tyre mezi kanë mbajtur lotët duke rrëfyer për dhimbjen që kanë ndjerë për personat që humbën jetën në aksidentin tragjik.
“Zoti ju dhashtë sabër, tjerët nuk dimë çfarë të themi. Zoti ju dhashtë gajret se nuk është mirë kjo që shkuan kështu. Këta nuk kanë shkuar nga dita (fati), por nga lëshimet e shtetit”, tha një qytetar.
“Krejt vëllezërit dhe motrat tona janë. Kemi ardhur t’ua bëjmë një homazh. Familjarëve Zoti ua dhashtë gajretin dhe atyre ahiretin se nuk kemi çfarë të bëjmë”, tha një tjetër.
Nga ana tjetër, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit kanë ateruar dy aeroplanët me kufomat e 45 viktimave.