Një grua dhe një burrë kanë mbetur të vdekur dhe më shumë se 70 murgj janë mbajtur peng nga një person i maskuar dhe i armatosur me thikë dhe armë, në Montpellier në Francë, shkruan Daily Mail.
Sipas dëshmitarëve personi i armatosur është futur në shtëpinë e te moshuarve, ndërsa arsyet nuk dihen ende, transmeton Syri.net.
Të paktën 70 murgj jetojnë në këtë shtëpi të moshuarish. Policia ka shkuar brenda pak minutash në vendin e ngjarjes.
Bëhet e ditur se ekipet anti-terror ishin në kërkim gjatë gjithe natës për personin e armatosur,por ende nuk është kapur.
Policia ka vendosur postblloqe rreth zonës dhe po përpiqet të gjeje vraësesin ende në arrati.