Lagja Aerodrum e Shkupit ende është në shok nga incidenti i djeshëm, kur një qen i rritur sulmoi një grup fëmijësh që po luanin në një park. Ata janë shpëtuar nga disa nga prindërit që po qëndronin afër, të cilët gjihashtu kanë ngelur me plagë kafshimi.
Qeni supozohet se ka qenë i rritur në shtëpi dhe është përdorur për mundje dhe është lëshuar ose ka ikur nga pronari. Ndërmarrja publike “Parqe dhe Gjelbërime” Shkup njoftoi se qeni është kapur menjëher pasi që rasti është paraqitur.
“Nuk bëhet fjalë për qen të pastrehë, ai është ruajtur në shtëpi i cili osë është lëshuar me qëllim ose është larguar nga shtëpia .”-theksojnë nga “Parqe dhe Gjelbërime”
Nga ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se rastin e kanë paraqitur 6 persona, ndërsa po merren masat e nevojshme për të zbuluar nëse qeni ka qenë pronësi e ndokujt, ndërsa nëse gjindet pronari, ndaj atij do të ngrihet vepër penale.
“Nëse Ministria e Punëve të Brendshme përcakton se qeni që ka sulmuar personat ka një pronar, pas përcaktimit të identitetit të pronarit kundër tij, do të ngrihet vepër penale për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.”-njoftojnë nga MPB
Nga klinika e infektologjisë kanë njoftuar se të kafshuarve u është dhënë terapia adekuate.
Familjarët e të kafshuarve dhe persona tjerë të lagjes kanë theksuar se do të parashtrojnë padi të përbashkët kundër Qytetit të Shkupit./InfoShqip.com