Kufoma e një mashkulli të paidentifikuar u gjet dje në Tiranë. Burime të policisë thanë për Lapsi.al se një kalimtar i rastit në zonën e Selitës njoftoi se kishte dalluar në rrugë pjesë të trupit të njeriut.
Pas mbërritjes së policisë u konfirmua se bëhej fjalë për një mashkull, që nuk dihet kur kishte ndërruar jetë. Hetuesit në vendin e ngjarjes dalluan se trupitt i mungonin disa gjymtyrë.
Ajo që e bën më të tmerrshme ngjarjen është se kufoma kishte shumë kohë e hedhur në rrugë dhe mund të jetë copëtuar nga qentë e rrugës.