Hoxha: BESA dëshmoi se i përgjigjet thirrjeve të Ramës, por jo edhe personave pa kredibilitet

Anëtari i Lëvizjes BESA, Arianit Hoxha ka komentuar takimin e sotëm të liderëve të partive politike të Maqedonisë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, duke thënë se BESA i përgjigjet thirrjeve nga institucionet kredibile siç është Kryeministria e Shqipërisë dhe jo thirrjeve të personave që kanë humbur kredibilitetin.

“Takimi i sotëm i thirur nga Kryeministri shqiptar Edi Rama dëshmoj se takimi parapark i mbajtur në Aleksandar Palace nuk ka qenë agjendë e Kryeministrit Rama. Ne dëshmuam se i përgjigjemi veç thirrjeve nga institucione kredibile siç ësht Kryeministria e Shqipërisë në këtë rast dhe në asnjë moment nuk i përgjigjemi thirjeve të personave që kanë humbur kredibilitetin te shqiptarët. Çështja shqiptare nuk është operacion matematikor (10+3), por ëshë interes më i lartë kombëtar që jemi zotuar para votuesve tonë por edhe para gjithë shqiptarëve. Sot u dëshmua se takimi ne Aleksandar Palace ka qene vetem për kombinatorika qeveritare, ndërsa takimi i sotëm ka qenë për agjendë kombëtare”, ka shkruar në rrjetin social facebook Arianit Hoxha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu