Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha ka reaguar ndaj marrëveshjes dhe skenarëve të dy partive më të mëdha maqedonase kundër shqiptarëve, njofton agjencia e lajmeve INA.
“Që moti e dijmë se maqedonasit e kanë të patjetërsueshme të bëjnë marrëveshje antishqiptare, për faktin se kanë humbur shtetin dhe identitetin e tyre kombëtar.
Nataliteti i tyre i ulët, plakja e popullsisë dhe në anën tjetër shtimi i shqiptarëve po i shqetëson ata. Maqedonasit për këtë arsye na mbajnë jashtë cdo participimi në Entin Shtetëror të Stastikave, sepse duan ta mbajnë të fshehtë të vërtetën se shqiptarët janë 40 për qind.
Rënia e natalitetin të maqedonasve dhe vetëdijsimi i torbeshëve të cilët me të madhe po regjistrohet si turq dhe jo makedonski muslimani është rrënqethëse për ta. Pastaj edhe deklarimi i shqiptarëve ortodoks do të ndryshoj statistikat në favor të shqiptarëv.
Në këto rrethana, të vetmet shans për ta mbajtur pushtetin, politikanët maqedonas e kanë përmes shqipfolsave të korruptuar.