Duke komentuar mbi anketën e fundit të Institutit “Pavell Shatev” e cila i nxjerr si fituese VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në, analisti politik, Albert Musliu, tha se ky institut është i partisë së Gruevskit dhe se rezultati është shumë i pasaktë. Ai shtoi se në këtë gjendje në të cilën është shteti, nuk ka mundësi që njerëzit të jenë të kënaqur nga gjendja politko-ekonomike.
Nga ana tjetër, anëtari i Këshillit Opozitar, Arjanit Hoxha, tha se me faktin që “Pavell Shatev” i ka nxjerrë si kryesues në bllokun shqiptar BDI-në dhe PDSH-në, është si shpërblim që këto parti shqiptare i kanë bërë VMRO-DPMNE-së.
“Atë që e folëm në fillim të emisionit që gjithë këtë shërbim që ia kanë bërë partitë shqiptare VMRO-DPMNE-së, rezultati i rejtingjeve të partive shqiptare nga “Pavell Shatev”, ky është ai shpërblimi i vogël nga VMRO-DPMNE-ja, se me kaq edhe kënaqen funksionarët shqiptarë në pushtet”, deklaroi Hoxha.
Sipas analistit politik, Xhelal Neziri, anketat shfrytëzohen edhe si matës edhe si krijues të opinionit publik. Dhe sipas tij, është rëndë që të matet opinioni publik në Maqedoni në këtë atmosferë kur 55% të punësuar janë në administratën publike shtetërore publike, të cilët janë të shantazhuar dhe të kërcënuar dhe nuk e kanë luksin që të japin mendimin se për cilën parti do të votojnë. /Shenja