HP dhe Microsoft me një super-model të ri telefoni

HP dhe Microsoft mund të jenë duke bashkëpunuar për të sjellë një telefon të ri Windows 10 në vitin e ardhshëm.

HP ka bërë disa përpjekje tashmë për përfshirje në tregun e telefonave të mençur. Për shembull, më herët gjatë këtij viti kompania ka linçuar “Elite X3”, telefon që funksionon me sistemin e operimit Windows 10.

Nëse spekulimet e reja dalin të jenë të sakta, mund të kemi një pasardhës të Elite X3 vitin e ardhshëm, që thuhet se do të mund të lançohet në MWC 2017.

Specifikat e telefonit të ri nga HP dhe Microsoft nuk dihen ende.
Megjithatë, nëse telefoni do të jetë pasardhës i Elite X3, atëherë do të jetë një përmirësim i pajisjes e cila ka procesorin Qualcomm Snapdragon 820, RAM memorie prej 4GB dhe hapësirë të brendshme prej 64GB.

Kështu, mund të pritet që telefoni i ri të ketë modelin e ri të procesorit nga Qualcomm, Snapdragon 835, RAM memorie prej 6 ose 8GB dhe më shumë hapësirë ruajtëse.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu